Mobi Casa

Artana nuk i harron dëshmorët e kombit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nënkryetari i komunës Bajrush Ymeri ka thënë se edhe pse këtë vit për shkak të situatës nuk patëm mundësi të shkojmë te varret për të bërë homazhe ne nuk i harrojmë asnjëherë dëshmorët e kombit.

“Ju dhatë jetën e juaj që ne të jetojmë të lirë andaj kujtimi për Ju dëshmorë të kombit do të jetë i përjetshëm. Lavdi jetës dhe veprës së juaj” ka shkruar Bajrush Ymeri derisa ka përkujtuar dëshmorët Ziaver Vllasaliu dhe Afrim Zymeri dhe martirët Faredin dhe Shemsedin Vllasaliu.

Në 21 vjetorin e rënies së këtyre martirëve ne nderojmë veprën e tyre heroike, sakrificën

Uji Dea

Ndryshe kjo është lista e personave të vrarë gjatë luftës në komunën e Novobërdës

1. Afrim Zymer Zymeri i lindur në Prekovc më 26.04.1974, ndërsa i vrarë më 20.04.1999 në Llukar të Komunës së Prishtinës.
2. Ziaver Ali Vllasaliu i lindur në Vllasali më 25.12.1972, ndërsa i vrarë më 18.04.1999 në Marec.
3. Fahredin Gani Vllasaliu i lindur me 13.04.1976 në Vllasali, ndërsa i vrarë më 21.04.1999 në Makovc të Prishtinës.
4. Shemsedin Gani Vllasaliu i lindur më 22.09.1974 në Vllasali, ndërsa i vrarë më 21.04.1999 në Makovc./rajonipress/