Uji Dea

Artana mikpritëse e konferencës ndërkombëtare mbi vetëqeverisjen lokale

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan –Në konferencën e titulluar “Ndërtimi i vetëqeverisjes lokale në frymën evropiane” që është mbajtur në Artanë të shtunën është folur për procesin strategjik që kanë komunat, për punën e administratës komunale dhe për punët e detyrat që duhet të kryejnë komunat.

Artana ka qenë mikpritëse e një konference të tretë (III) vjetore me karakter ndërkombëtar ku për temë dhe në fokus ka pasur vetëqeverisjen lokale sipas frymës evropiane. Diskutues të shumtë nga Qeveria, komunat dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare kanë folur për rolin dhe strategjinë që duhet të krijojnë komunat për të ndërtuar qeverisje lokale, transparente dhe me norma demokratike.

Basri Musmurati kryesues i kësaj konference e ka çmuar lart punën që po bëjnë komunat për të qenë më afër qytetarit dhe problemeve të tyre.

Kurse panelistët tjerë Besim Kamberaj nga MAPL, Ian Sumnall ekspert i projektit të BEKF, dr. Ita O’Donovan eksperte e lartë( ECSM ), Deborah Kimble nga USAID- DEMI dhe Ilker Haktankcamaz, kryesuesi i Departamentit për marrëdhënie me jashtë dhe Departamentit të përgjithshëm të Administratës Lokale kanë folur për forcimin e qeverisjes lokale përmes promovimit të vlerave Evropiane, pastaj për ndërtimin e vetëqeverisjes lokale në frymën evropiane, vetëqeverisja lokale dhe integrimet Evropiane , progresi dhe sfidat në Kosovë.

KKVITI

Temat tjera janë fokusuar më shumë në Lidershipin Evropian – përvoja për një qeverisje lokale më të fortë, planifikimi i shërbimeve komunale, arritja e integrimit përmes ngritjes së performances në qeverisjen lokale si dhe modernizimi i qeverisjes lokale –(Rasti i Turqisë).

Bajrush Ymeri kryetar i Artanës në cilësinë e mikpritësit tha për rajonipress se konferenca ka pasur një jehonë të mirë për vet faktin se janë trajtuar çështjet praktike me të cilat ndeshen çdo ditë komunat dhe institucionet komunale.

Ymeri tha se në konferencë ka prezantuar të gjitha sfidat që kanë komunat, pastaj procesin strategjik dhe punën e mirë që në vazhdimësi po e bëjnë komunat. Ymeri tha se kjo konferencë me kaq referues dhe ekspert vendor e ndërkombëtarë është një përvojë e mirë, që ne pastaj mund ta zbatojmë në qeverisjen tonë.

Konferenca është mbyllur me disa konkluzione dhe rekomandime që i përkasin kryesisht sferës së rritjes së transparencës dhe ngritjes së nivelit të shërbimeve publike./rajonipress/