UBT

Artana me thirrje të hapur për personat e riatdhesuar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), mbështetur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar (DRPR) shpallin thirrjen e dytë hapur për personat e riatdhesuar për vitin 2019 për dorëzimin e aplikacioneve për hapjen e bizneseve me mbështetje furnizim me mjete/pajisje teknike në kuadër të Programit të Vetëpunësimit.

Sektorët ekonomik me prioritet dhe të pranueshëm Aktivitetet e biznesit që do mbështeten, duhet të jenë në njërin nga gjashtë sektorët e mëposhtëm ekonomik , sektorë të përzgjedhur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), që kanë potencial më të lartë për rritje ekonomike në Kosovë përkatësisht:

a). Përpunimi i ushqimit dhe industria e paketimit, me fokus në përpunimin e mishit;

b). TIK;

c). Ndërtimtaria;

ç). Industria e përpunimit të metalit;

UBT

d). Industria e tekstilit;

dh). Industria e përpunimit të drurit;

e). Tjera profile specifike: Floktare/Berber, Auto-Mekanik, Auto-Ngjyrosje, Gomister, AutoLarje.

Data e fundit e dorëzimit të aplikimeve është e Hënë 30 Shtator 2019, në orën 14:00.
Bashkëfinancimi 500.00 € (jo-obligativ)

Kandidatët e kualifikuar dhe pjesëmarrës në Program duhet të janë persona të riatdhesuar të regjistruar si të papunë në Zyrat e Punësimit (ZP) si dhe duhet të kenë të kryer trajnimin “Vetëpunësim” ose “Ndërmarrësi” në Qendrën e Aftësimit Profesional.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.