Uji Dea

Artana ka potenciale të mira për zhvillimin e bujqësisë dhe agrobiznesit

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Komuna e Novobërdës është për zhvillimin e bujqësisë dhe agrobiznesit, ku për këtë komuna ka potenciale të mira. Po mundohemi që me projekte të ndryshme të ndihmojmë zhvillimin e bujqësisë ka thënë kreu i kësaj komune.

Kryetari i komunës së Novobërdës në kabinetin e tij ka pritur përfaqësuesit e Socio-Projektit. Ivanoviq ka biseduar me përfaqësuesit e Socio-Projektit për detajet e projektit momental për zhvillimin e agrobiznesit në komunën e Novobërdës.

Hidromorava

Ai ka theksuar se komuna e Novobërdës është për zhvillimin e bujqësisë dhe agrobiznesit, ku për këtë komuna ka potenciale të mira. “Po mundohemi që me projekte të ndryshme të ndihmojmë zhvillimin e bujqësisë. Jam shumë i kënaqur që komuna e Novobërdës është e kyçur në realizimin e këtij projekti, ku do të jetë një shtysë për të rinjtë që të vazhdojnë që të merren me bujqësi dhe me këtë edhe të sigurojnë ekzistencën, të ardhurat për familjet e tyre. Në periudhat e më hershme jemi ballafaquar me një migrim të madh të banorëve në qytetet e afërta, mirëpo me një strategji të mirë të zhvillimit të bujqësisë kemi pasur sukses që një numër të madh të të rinjve t’i mbajmë në fshatra, mu me këtë pikëpamje të arritshmërise” ka thënë Ivanoviq.

Përfaqësuesit e Socio – Projektit falënderuan kryetarin për pritjen dhe theksuan se komuna e Novobërdës do të jetë e kyçur vazhdimisht gjatë realizimit të këtij projekti, që të mundë të gjitha grandet të realizohen me sukses./rajonipress/