Fundamenti

Artana inkason taksën komunale në Stanishor për 1 dhe 6 maj

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Svetisllav Ivanoviq kryetar i Artanës ka kërkuar nga Kompania “Eco – Higjiena” me seli në Artanë që përfaqësohet nga Naser Ibrahimi që për datën 1 dhe 6 maj të organizojë mbledhjen e taksave komunale në bazë të rregullores për ngarkesa dhe gjoba komunale.

Të gjithë ata që sot ia mësyjnë Stanishorit për të kaluar pushimin dhe argëtuar për ditën e 1 majit duhet të paguajnë në hyrje të Stanishorit.

Kështu ka vendosur Komuna e Artanës e cila ka disa vite që ka marrë vendim për inkasimin e taksës komunale pikërisht për këto dy festa.

Fundamenti

Svetisllav Ivanoviq kryetar i Artanës ka kërkuar nga Kompania “Eco – Higjiena” me seli në Artanë që përfaqësohet nga Naser Ibrahimi që për datën 1 dhe 6 maj të organizojë mbledhjen e taksave komunale në bazë të rregullores për ngarkesa dhe gjoba komunale.

Ivanoviq ka shkruar në letrën zyrtare se “Eco Higjiena” është përgjegjëse edhe për pastrimin e terrenit pas përfundimit të manifestimit që do të mbahet në Stanishor më 1 maj 2014 dhe në Novobërdë te Kalaja me datën 6 maj 2014.

Drejtori ekzekutiv në “Eco Higjiena”, Bajram Isufi tha për rajonipress se janë të obliguar që ta respektojnë kërkesën e udhëheqjes komunale në Artanë. “Ne jemi të obliguar që atë kërkesë ta respektojmë sepse jemi kontraktues” tha shkurt Isufi. /rajonipress/