Mobi Casa

Artana identifikon nevojat e qytetarëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – ATRC në bashkëpunim me Komunën e Novobërdës filloi me procesin e identifikimit të nevojave të qytetarëve të Komunës së Novobërdës.

Me këtë rast sot në komunën e Novobërdës u mbajt takimi me Përfaqësuesit e 9 fshatrave të porsazgjedhura me temën “Identifikimi i nevojave dhe rekomandimeve të qytetarëve të Komunës së Novobërdës”.

Nora Susuri përfaqësuese nga ATRC-ja tha se ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Qytetarë aktiv-komuna të përgjegjshme dhe transparente”, të mbështetur nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme.

Uji Dea

Projekti implementohet në komunën e Novobërdës, Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës dhe ka për qëllim të rris pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje në nivel lokal.

Ndërsa Drejtori i Buxhetit dhe Financave Gani Mustafa theksoi se për Komunën e Novobërdës kjo temë është një eksperiencë e re dhe shumë e dobishme për ne si institucion dhe për qytetarë, sepse me rastin e përgatitjes së buxhetit do t`i kemi parasysh dhe kërkesat e juaja sa i përket infrastrukturës lokale dhe investimeve kapitale. Prandaj këto takime për ne janë si udhërrëfyes të cilët na udhëzojnë që të punojmë në të ardhmen.

Në këtë takim përmes Këshillave të fshatrave u bë edhe identifikimi i nevojave për 9 fshatra të Komunës së Novobërdës. Paraqitja e rekomandimeve dhe kërkesave të banorëve të këtyre fshatrave./rajonipress/