Fundamenti

Artana formon këshillat lokale

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kjo rregullore rregullon mënyrën e organizimit dhe bashkëpunimit midis komunës, fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane duke formuar këshillat lokale si trupa mbështetës të organeve të komunës, dhe që ndikojnë në konsultime gjithëpërfshirëse, të cilat promovojnë dhe zhvillojnë transparencën, llogaridhënien dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset e vendimmarrjes ka thënë Bajrush Ymeri.

Zyrtarët e Artanës kanë mbajtur një takim informativ që ka të bëjë me mënyrën e organizimit dhe bashkëpunimit midis komunës, fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane duke formuar këshillat lokale si trupa mbështetës të organeve të komunës

Në këtë takim morën pjesë Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri, Kryesuesja e Kuvendit Shefkije Mehmeti, përfaqësues nga OSBE-ja , Ihar Khadasevich dhe Edmond Hyseni, komisioni për themelimin e përfaqësuesve të fshatrave, si dhe përfaqësues të fshatrave të komunës së Novobërdës.

Bajrush Ymeri tha se ky aktivitet ka për qëllim përmirësimin e kushteve të komisionit komunal, që të filloj aktivitetin mbi zgjedhjet e këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane në territorin e komunës dhe të diskutojmë për rregulloren që kemi aprovuar në kuvend dhe për hapa të mëtutjeshëm. Kjo rregullore rregullon mënyrën e organizimit dhe bashkëpunimit midis komunës, fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane duke formuar këshillat lokale si trupa mbështetës të organeve të komunës, dhe që ndikojnë në konsultime gjithëpërfshirëse, të cilat promovojnë dhe zhvillojnë transparencën, llogaridhënien dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset e vendimmarrjes” u shpreh Ymeri.

UBT

Këshilli lokal i fshatit, vendbanimit apo lagjes urbane mund të ketë prej 5 deri në 7 anëtarë. Numri i saktë i anëtarëve për secilin këshill lokal përcaktohet nga vet banorët e fshatit, vendbanimit apo lagjes urbane që janë prezent në tubimin zgjedhor.

Përfaqësuesi nga OSBE-ja , Ihar Khadasevich theksoi se ne si OSBE jemi të kënaqur me iniciativën që keni marrë për të aprovuar këtë rregullore, me theks të veçantë mendojmë se është një hap shumë i madh dhe demokratik i cili është duke ndodhur këtu dhe në gjithë Kosovën me themelimin e këtyre këshillave.

Ndërsa Edmond Hyseni theksoi se ne sot jemi këtu që të diskutojmë së bashku për hartimin e një plani të veprimit i cili do të parashihte hapat e mëtutjeshëm për themelimin e përfaqësuesve të fshatrave.

Ky takim u mbështet nga Ekipi Komunal i OSBE-së në Novobërdë me iniciativën mbi lehtësimin e themelimit të këshillave lokale në komunën e Novobërdës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.