FITORJA

Artana ende nuk e ka funksionalizuar qeverisjen komunale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Artana ende nuk e ka zgjedhur nënkryetarin e komunës dhe atë të komuniteteve. Si rezultat i këtyre zhagitjeve në Artanë ende ka një kolaps institucional pasiqë partia e kryetarit Svetislllav Ivanoviq refuzon të hyjë në koalicion me LDK në këtë qytet.

Komuna e Artanës e cila udhëhiqet nga Svetisllav Ivanoviq ende nuk e ka kompletuar kabinetin qeverisës dhe si rezultat Komuna gati se ndodhet në kolaps institucional, raporton rajonipress.

Ish kryetari i Artanës Bajrush Ymeri i cili u largua nga ky post si njëri nga kryetaret që do të mbahet mend gjatë për punën e mirë që ka bërë për qytetarët e Artanës, ende nuk ka arritur të gjejë një gjuhë të përbashkët me partinë e Svetisllav Ivanoviqit për të hyrë në koalicion.

GRANDEMALL

Megjithatë në takimin e fundit të Asamblesë Komunale që është kryesuar nga Predrag Stojkovic dhe zv. kryesuesi Xhevat Mehmeti është formuar komiteti për Komunitete e ku anëtar të saj janë zgjedhur: Xhevat Mehmeti, Ramize Abazi, Zoran Trajkovici, Predrad Gjorgjevic, Naser Jashari, Fidan Ruhani dhe Novic Petrovic.

Në këtë seancë të asamblesë kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së. Svetisllav Ivanoviq kryetar i Artanës u ka thënë asamblistëve se së shpejti pritet formohet (rrumbullakësohet) edhe Qeveria Komunale, dhe do të zgjidhen njëkohësisht edhe organet e tjera si ajo e nënkryetarit të parë dhe atij të komuniteteve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.