KKGJILAN

Artana ende larg me infrastrukturë, rrjeti i kanalizimit fillon së ndërtuari për banorët e Zebincës

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Kryetari i Novobërdës, Svetisllav Ivanoviq me bashkëpunëtorë ka vizituar fshatin Zebinc, ku në plan është fillimi i ndërtimit i rrjetit të kanalizimit.

“Momentalisht jemi në fazën e hartimit të projektit mirëpo dëshiruam që të takohemi me banorët dhe së bashku të kalojmë gjithë trasenë që të merremi vesh për të gjitha detajet. Presim që ky projekt kapital të realizohet në një kohë sa më të afërt”, theksoi Ivanoviq.

UBT

Përkushtimi i Kryetarit është që sa më parë të filloj realizimi i këtij projekti, dhe i cili është përshëndetur edhe nga qytetarët lokal të cilët e falënderuan komunën e Novobërdës për ketë investim, sepse për ta është projekt infrastrukturor shumë i rëndësishëm thuhet në njoftimin e komunës./rajonipress/