RCCOLA

Artana e gatshme të zbatojë planin e përmirësuar të organeve komunale

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Plani për përmirësimin e Organizatës Komunale është hartuar duke u bazuar në vetëvlerësimin e ekipit menaxherial të Komunës dhe përfshirjes së intervenimit dhe propozimeve për të përmirësuar organizatën komunale ka thënë Bajrush Ymeri.

Komuna e Artanës së bashku me ekspertët e organizatës DEMI ka diskutuar në detaje për draft planin e cila synim ka të përmirësojë institucionet komunale.

Në këtë takim merrnin pjesë Kryetari i Komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri Krzysztof Chmura Këshilltar i lartë i Pushtetit Lokal në kuadër të projektit DEMI, Laura Bahtiri Këshilltare Regjionale pran projektit DEMI , kryesuesja e Kuvendit Komunal Shefkije Mehmeti Nënkryetarët e Komunës, Drejtorët e Drejtorive si dhe Menaxheri i Personelit.

Plani për përmirësimin e Organizatës Komunale është hartuar duke u bazuar në vetëvlerësimin e ekipit menaxherial të Komunës dhe përfshirjes së intervenimit dhe propozimeve për të përmirësuar organizatën komunale.

Kryetari i Komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri tha se gjatë muajit dhjetor ne kemi marrë disa formular për të plotësuar për vetëvlerësim dhe i kemi plotësuar në mënyrën më të sinqertë, natyrisht ne po mundohemi që vazhdimisht të bëjmë një punë të mirë në institucionin ku ne po punojmë në mënyrë që edhe qytetarët tanë me punën tonë dhe shërbimet që ne i ofrojmë të jenë të kënaqur.

Hidromorava

Ymeri ka përkrahur këtë plan ku ka pasur rast që të jep dhe mendime shtesë dhe ka kërkuar nga të pranishmit që të japin kontributin meqë qëllim i këtij takimi me përfaqësuesit e DEMI-it është që ne të bëjmë një punë sa ma të mirëfilltë u shpreh Ymeri.

Kurse Krzysztof Chmura këshilltar i lartë i Pushtetit Lokal në kuadër të projektit DEMI, ka bërë prezantimin e Planit për përmirësimin e Organizatës Komunale. Ai tha se nuk është lehtë të flitet për organizimin, por tani jemi një ekip që mund të flasim se si ta përmirësojmë organizimin dhe qëllimi i këtij takimi është që ta përmirësojmë hapësirën e punës dhe duke punuar në këtë plan do të jeni shumë më të suksesshëm në punën e juaj dhe për shërbimin e qytetarëve.

Ndërsa , Laura Bahtiri këshilltare Regjionale pran projektit DEMI qëllimi i krejt këtij takimi ishte që në bazë të formularit për vetëvlerësim, nuk ka qenë ideja me vlerësuar Komunën e Novobërdës po është një mënyrë e reflektimit në rekomandimet apo hapat që mundën me u ndërmarrë gjatë këtij takimi.

Gjatë këtij takimi Kryetari i Komunës dhe ekipi i tij patën mundësinë që të diskutojnë dhe të analizojnë , por të japin mendimet e tyre për intervenimet e nevojshme në fuqizimin e Administratës Komunale./rajonipress/