UBT

Artana do t`i ndihmojë qytetarët në procesin e shpronësimit të pronave për nevojat e ndërtimit të autostradës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me kërkesë të banorëve të fshatit Koretisht në komunën e Novobërdës, është zhvilluar një debat publik me pronarët e parcelave, në të cilat do të ndërtohet autostrada në periudhën e ardhshme.

Qëllimi i këtij debati publik ishte të jepte një pasqyrë të detajuar në kushtet në të cilat do të kryhet shpronësimi i tokës.

Në fillim të këtij takimi, kryetari i komunës së Novobërdës, z. Svetisllav Ivanoviq, iu drejtua qytetarëve të pranishëm, ku theksoi se komuna do t’i ndihmoj të gjithë qytetarët në procesin e shpronësimit në periudhën vijuese.

Mobi Casa

Kërkesat e qytetarëve të fshatit Koretisht u drejtuan mbi realizimin e kushteve reale nën të cilat do të kryhet shpronësimi, pasi që deri më tani askush nuk iu drejtua atyre me kushtet specifike nën të cilat do të bëhet blerja e tokës.

Në këtë takim u formua një grup pune që së bashku me Kryetarin e Komunës të priten në Ministrinë përkatëse me qëllim që të merrnin përgjigjet e pyetjeve të tyre. Gjithashtu është rënë dakord që urgjentisht të caktohet ky takim në mënyrë që të gjithë fshatarët të njoftohen në detaje me kushtet në të cilat do të bëhet shpronësimi i pronës së tyre./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.