Mobi Casa

Artana diskuton për projektin “Strehimi Familjar”

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës është mbajtur trajnimi informues në Komunën e Novobërdës me temën “ Strehimi Familjar” i cili u realizua nga ekspertët e “ Amici dei Bambini”, Valentina Zefi dhe Rexhep Gojnovci.

Trajnimi u zhvillua në kuadër të projektit të AiBi , “Përforcimi i shërbimeve sociale ne favor të fëmijëve nën mbikëqyrje të qendrave për pune sociale në Kosovë për motive familjare”, i cili është në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Ministrin e Arsimit, i financuar nga Ministrja për Punë të Jashtme të Italisë.

Trajnimi me personelin shëndetësor kishte për qellim dhënien e informatave në aspektin social dhe juridik duke prezantuar pikat e fokusit të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për kategorinë në nevojë të rasteve të fëmijëve në strehim familjar dhe familjeve strehuese.

Eco Higjiena

Në këtë trajnim informues ishin të pranishëm Drejtori i Qendrës për Punë dhe Mirëqenies Sociale, si dhe motra të mjekësisë familjare.

Trajnimi do të vazhdoj me personelin shëndetësor me një fazë të dytë që do të fokusohet në identifikimin e rasteve dhe në parandalim.

Projekti parasheh që në komunën e Novobërdës të vazhdoj me trajnime mbi këtë fushë edhe me personelin arsimor. /rajonipress/