RCCOLA

Arta merr trofeun “Shooting Stars”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Arta Dobroshi është bërë aktorja e parë kosovare e cila është nderuar me çmimin “Shooting Stars”, një çmim që ndahet për aktorët e rinj më të mirë në Evropë.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për aktorët e rinj më të mirë në Evropë, të cilat i ndan “European Film Promotion”, që u mbajt të hënën në mbrëmje në kuadër të “Berlinales”, aktorja shqiptare ka arritur ta çojë në shtëpi mbase çmimin më të rëndësishëm të karrierës.

Në fakt, jo vetëm aktorët shqiptarë, por edhe ata të rajonit nuk kanë përvojë të mirë në “Shooting Stars”, një çmim që ndahet prej vitit 1998. Aktori i vetëm shqiptar që e ka fituar këtë çmim më herët ka qenë aktori Nik Xhelilaj që në vitin 2011 kishte ishte nderuar me këtë çmim për rolin e tij në filmin “Shqiptari” nën regji të Johannes Naber.

Eco Higjiena

Arta përveç që fitoi vëmendje me suksesin, ishte edhe veshja e saj tërhoqi mjaft vëmendjen e mediave të pranishme në tepihun e kuq.

E veshur me një fustan të zi, të punuar nga kreatorja Krenare Rugova, ajo shkëlqeu në parakalimin në tepihun e kuq dhe në ndarjen e çmimit.
Përveç që ngriti çmimin “Shooting Stars”, Arta u vlerësua pozitivisht nga juria e çmimit për rolin e saj në filmin “Tri botët”.

Përveç Arta Dobroshit, aktorët më të mirë të rinj të Evropës për vitin 2013 janë edhe Mikel Boe Folksgaard nga Danimarka, Laura Birn nga Finlanda, Christa Theret nga Franca, Saskia Rosendahl nga Gjermania, Luca Marinelli nga Italia, Ada Condeescu nga Rumania, Jure Henigman nga Sllovenia, Nermina Lukac nga Suedia dhe Carla Juri nga Zvicra. /Telegrafi/