UBT

Arta e fokusuar në arsim, kulturë dhe integrim të gruas

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Jam në këtë garë me synimin për të dhënë kontributin dhe përkushtimin tim në nivelin lokal, me fokus në fushën e arsimit, kulturës dhe integrimit të gruas. Pra synoj që në këto fusha të jap maksimumin tim ka shkruar Arta Haziri Nuhiu kandidate për këshilltare komunale nga radhët e AAK-së.

Lexojeni të plotë postimin e Arta Hazirit Nuhiut adresuar qytetarëve

Qytetarë gjilanas, Po i futem garës me përkushtimin dhe suksesin tim profesional për të kontribuar dhe ndihmuar në mënyrën më të mire, juve qytetarë të vendit tim.
Si nënë dhe familjare, po e sakrifikoj familjen për të ndarë kohë më shumë me ju sepse ju keni nevojë për mbështetjen dhe përkrahjen time.

Bashkërisht kemi kaluar nëpër shumë sfida dhe rrugë të vështira, por gjatë kësaj kohe kemi tejkaluar edhe nga to me rezultate të mira. Shpresat dhe pritjet e mia janë po të njëjta me ato tuajat, andaj e cilësoj veten të jem njëra nga ju.

Ne të gjithë ndihemi të pa-shpresë dhe jashtëzakonisht të zhgënjyer me politikën, e kjo për shumë arsye. Politika në nivelin lokal nuk ka arritur të na krijojë një ambient dhe mundësi me të cilat do të ishim krenarë. Por, unë e di se si qytet kemi shumë potencial për të përmirësuar gjendjen e tanishme, pasi që kemi talentë të rinj e inovativ, njerëz punëtorë, artiste, sportistë e këngëtarë, qe na kanë ndritur fytyrën.

KKVITI

Ka ardhur koha të bashkohemi si një ekip në mbështetje të ndryshimit dhe njeriut punëtor, të ndershëm, human z Rexhep Kadriut t1i japim besimin.
Ta përkrahim Rexhep Kadriun që ta bartim edhe në Gjilan dinamikën e qeverisjes Haradinaj.

Pra, jam në këtë garë me synimin për të dhënë kontributin dhe përkushtimin tim në nivelin lokal, me fokus në fushën e arsimit, kulturës dhe integrimit të gruas. Pra synoj që në këto fusha të jap maksimumin tim.

Gjatë karrierës dhe angazhimit tim si profesoreshë në fushën e muzikës, në fokus të punës kam pasur edukimin e fëmijëve për t`i dhënë atyre drejtimin e duhur për të ardhmen e tyre, andaj kërkoj mbështetjen e qytetarëve që të vazhdoj ofrimin e mbështetjes edhe më të fortë edhe në mënyrë institucionale.

Me besimin nga ju, më obligoni dhe më fuqizoni që këto prioritete t`i realizoj më lehtë dhe më shpejt. Unë pres nga ju që bashkërisht të ecim drejt ndryshimit për të mirën e juaj dhe të Gjilanit tim që e dua shumë, për te ardhmen e tyre, andaj kërkoj mbështetjen e qytetareve që të jem zë i juaj në kuvendin komunal, aty ku merren vendime për të realizuar kërkesat e juaja.

Unë jam e gatshme të jem në shërbimin tuaj.
Arta Haziri-Nuhiu kandidate për asamble komunale në Gjilan

Mund të ju interesoj: