Arta e AAK-së e quan skandaloz raportin tre mujor financiar

Gjilan – Ai raport është sjellur, por nuk është i precizuar saktë, dhe nuk është në përputhje me raportin financiar 3 mujor, ku kuptohet çart që është një raport skandaloz. Duke shpresuar që deri në seancë tjetër të zgjidhen këto probleme dhe të mos përsëriten prapë ka shkruar Arta Haziri Nuhiu.
Në seancën e V të Kuvendit Komunal të Gjilanit janë diskutuar disa pika shumë të rëndësishme. Ku si pika kyçe jam ndalur më shumë tek punonjësit e arsimit ku kam bërë disa pyetje, për disa parregullsi që po ndodhin në shkollat tona, ku kemi mësuese që punojnë zëvendësim nga tre deri katër muaj dhe nuk figurojnë në listën e pagave, si do të paguhen ata dhe pse po mbahen në të zezë?
Në anën tjetër keni mësuese të pranuar nga një konkurs i anuluar nga kryetari i Komunës, e ato nuk janë larguar nga vendi punës, por që nga janari janë pjesë e listës së pagave. Javën tjetër bëhen një muaj nga dita kur kandidatët për mësimdhënëse në Sh.F. “Dëshmorët e Kombit” në Livoq të Ulët kanë hyrë në intervistë, dhe ende nuk ka asnjë rezultat se kush është pranuar. Vonesat të tilla qojnë në dyshime…
Në pikën e pestë të rendit të ditës ka qenë “Propozim Vendimi për ndarjen e bursave për studentët e dalluar të Komunës së Gjilanit”, ku në emër te këshilltarëve të AAK- së i dhamë mbështetje të plotë këtij vendimi në të mirë te studentëve, ku jam shumë e lumtur që me shumicë votash u miratua ky propozim – vendimi. Uroj që studentët t’i gëzojnë bursat, dhe me shpresën se komisioni do të punoj drejt dhe të bënë zgjedhjen më meritore të studentëve. Prapë edhe në këtë seancë kam kërkuar që në seancën e radhës të sillet raporti financiar i detajuar i manifestimit “Flaka Janarit”. Ai raport është sjellur, por nuk është i precizuar saktë, dhe nuk është në përputhje me raportin financiar 3 mujor, ku kuptohet çart që është një raport skandaloz. Duke shpresuar që deri në seancë tjetër të zgjidhen këto probleme dhe të mos përsëriten prapë ka shkruar Arta Haziri Nuhiu./rajonipress/