ARKATANA

Arta Dobroshi në jurinë e Festivalit të Filmit në Sarajevë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Sarajevë – Aktorja kosovare me nam botëror, Arta Dobroshi do të jetë pjesë e jurisë së njërit prej festivaleve më të njohura të filmit në Evropë.

Ajo do të gjykojë në kategorinë e filmave të shkurtër që është pjesë e garës së festivalit “Sarajevo Film Festival”, edicioni i tetëmbëdhjetë i të cilit ka nisur të premten.

Skenaristi dhe regjisori spanjoll, Javier Martin-Dominguez dhe seleksionuesi i programit të filmave të shkurtër në Festivalin e Filmit në Rotterdam të Holandës, Peter Van Hoof, do të jenë dy personalitetet e tjera që së bashku me Dobroshin do të marrin vendimin për filmat më të mirë të shkurtër në festivalin që mbahet në kryeqytetin e Bosnjës. Në këtë kategori të filmave, sivjet është edhe filmi kosovar “Kthimi” me regji të Blerta Zeqirit, me Adriana Matoshin e Lulzim Bucollin në rolet kryesore.

Uji Dea

Filmi i Zeqirit ka fituar në kategorinë e filmave të shkurtër në festivalin “Sundance” dhe në disa festivale të tjera. E aktorja kosovaren Arta Dobroshi, së fundmi është paraqitur edhe në Festivalin e Cannes për të prezantuar filmin francez “Tri botët”, ku ajo luan njërin nga rolet kryesore. Në Sarajevë për festivalin do të jetë edhe një aktor kosovar.

Arben Bajraktaraj do të prezantojë filmin “The Woman Who Brushed off Her Tears”. Ky film do të konkurrojë në kategorinë e filmave të gjatë. Më shumë lexoni sot në “Koha Ditore”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.