KKVITI

Arta Dobroshi në “Berlinale” rrit interesimin për kinematografinë kosovare

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Prishtinë – Përtej promovimit të projekteve filmike nëpërmjet posterëve dhe katalogëve, Kosova këtë vit, sipas Arben Zharkut, ka tërhequr vëmendjen në festival, shkaku i aktores Arta Dobroshi, e cila të hënën e 11 shkurtit do të nderohet me çmimin “Shooting Stars 2013”.

Për herë të dytë kinematografia kosovare është duke u prezantuar në “Berlinale”. Shtandi kosovar, në ballë të të cilit është vënë fotografia e madhe e aktores kosovare me famë ndërkombëtare, Arta Dobroshi, ka të bashkangjitur edhe një pano në të cilën në vend të hartës së Kosovës që është në flamur qëndron një zemër që u uron mirëseardhje kineastëve botërorë.

Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe kryesuesi i Këshillit drejtues të këtij institucioni, bashkë me studenten Zana Elshani, përbëjnë ekipin kosovar për prezantimin e kinematografisë në “Berlinale”.

Hidromorava

Sipas Zharkut, kinematografia kosovare tashmë ka shtrirë rrënjët në festivalin e Berlinit.

Por përtej promovimit të projekteve filmike nëpërmjet posterëve dhe katalogëve, Kosova këtë vit, sipas Zharkut, ka marrë vëmendjen në festival, shkaku i aktores Arta Dobroshi, e cila të hënën e 11 shkurtit do të nderohet me çmimin “Shooting Stars 2013”, që ndahet për aktorët dhe aktoret më të mira të gjeneratës së re në Evropë. Dobroshi është në dhjetëshen e fituesve që marrin çmimin. Çmimi që ndahet në kuadër të “Berlinales”, nga juria e cila formohet nga “European Film Promotion”, është njëri prej më të rëndësishmëve për aktorët evropianë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, “Berlinale” e publikoi lajmin se Dobroshi është në mesin e dhjetë aktorëve që janë yjet që do të prezantohen në edicionin e 2013-s.(koha)