HW

Arta Bajralija takon KFOR-in, fokus në siguri dhe bashkëpunim ndërinstitucional

/ 2 minuta lexim
HW

Kamenicë – Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës, Arta Bajralija, së bashku me zëdhënësen Lidiona Marovca, kanë pritur në një takim përfaqësues të KFOR, në kuadër të angazhimeve për forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e sigurisë në komunë.

Gjatë këtij takimi janë diskutuar mundësitë konkrete të bashkëpunimit në organizimin e “Ditës së Komuniteteve”, një aktivitet që synon promovimin e bashkëjetesës, diversitetit kulturor dhe forcimin e kohezionit social në Komunën e Kamenicës.

Një nga temat kyçe ishte edhe mbështetja për përforcimin e kapaciteteve të njësisë së zjarrfikësve, ku u theksua nevoja për avancimin e pajisjeve, zhvillimin e trajnimeve dhe rritjen e bashkëpunimit operacional, me qëllim përmirësimin e reagimit në situata emergjente.

FIDANISHTJA

Po ashtu, palët diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, duke vlerësuar rolin e rëndësishëm të KFOR-it në garantimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët.

U theksua se ky bashkëpunim do të vazhdojë të forcohet përmes iniciativave të përbashkëta dhe komunikimit të vazhdueshëm ndërinstitucional./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.