FITORJA

Arta Alidema Ajeti emërohet drejtoreshë e Arsimit në Viti

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Këshilli i Drejtorëve, kanë mbajtur sot mbledhje të rregullt. Me këtë rast u prezantua edhe drejtoresha e re e caktuar për drejtorinë e Arsimit në komunën e Vitisë, Arta Alidema Ajeti.

Haliti dhe Këshilli i drejtorëve i uruan mirëseardhje znj. Alidema Ajeti. Përndryshe u bë me dije se znj. Alidema Ajeti është lindur në Pozheran të Vitisë e cila ka përfunduar studimet bachelor në programin “Banka, Financa dhe Kontabilitet” kurse studimet post diplomike- master në programin “Marketing dhe Menaxhim Biznesi”.

Ajo ka punuar në disa pozita të ndryshme si ushtruese e detyrës së drejtorit të çerdhes së fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti, pastaj e si zyrtare në pasurisë në drejtorinë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në Viti.

FIDANISHTJA

Gjithashtu ajo ka marrë pjesë në shumë forume dhe akademi të ndryshme profesionale si për qeverisje lokale dhe të tjera.

Ndërkaq në këtë mbledhje u diskutua edhe për punët në drejtorit e ndryshme si dhe për organizimin e manifestimit për nder të 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Përndryshe me këtë emërim pozitën e drejtorisë së Arsimit përsëri e zë një udhëheqëse femër./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.