Mobi Casa

Arsyet pse duhet të konsumoni një lugë vaj ulliri çdo mëngjes

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Vaji i ullirit nuk përdoret vetëm në kuzhinë, por edhe në mjekësi, farmaci apo për higjienën personale.

Ajo çka e bën vajin e ullirit një super ushqim është niveli i lartë i yndyrave mono të pangopura, sidomos acidit oleik dhe antioksidues të ndryshëm.

Për shkak të përfitimeve të shumta që i sjell shëndetit, vaji i ullirit është quajtur ndryshe “mrekullia mesdhetare”.

Nëse do të konsumoni një lugë çaji vaj ulliri çdo mëngjes, ju do të parandaloni këto sëmundje:

Sëmundjen e dementias

Një nga shkaktarët e sëmundjes së alcejmerit është rritja e akumulimit të amino acideve në tru. Një grup ekspertësh në Universitetin e Luizianës kanë zbuluar se një përbërje fenolike e quajtur “oleocanthal”, që gjendet tek vaji i ullirit ekstra i virgjër, ka fuqinë të kontrollojë nivelin e këtyre amino acideve dhe t’i spastrojë ato.

Parandalon kancerin

Vetitë e vajit të ullirit ekstra të virgjër janë të mirë për luftën kundër llojeve të ndryshme të kancerit. Dy llojet e kancerit që janë testuar më shpesh lidhen me sistemin e tretjes dhe kancerin e gjirit.

Vaji i ullirit është i pasur me acid oleik që parandalon formimin e qelizave kancerogjene, dhe me antioksidues fenolikë, të cilët kanë veti kundër kancerit.

Ul nivelin e sheqerit në gjak

Konsumimi i vaj të ullirit ekstra të virgjër nga pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2 i ndihmon ata në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, si dhe ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut.

Mobi Casa

Përfitime të tjera shëndetësore të vajit të ullirit:

Forcon sistemin imunitar: antioksiduesit tek vaji i ullirit mbrojnë sistemin imunitar nga infeksionet.

Mbron zemrën: vaji i ullirit ndihmon në balancimin e niveleve të kolesterolit, njofton shendet+.

Ndihmon në rënien në peshë: vaji i ullirit ju ndihmon të digjni sasinë e dhjamit të tepërt, sigurisht i kombinuar me dieta dhe ushtrime.

Ja sa vaj ulliri duhet të konsumoni çdo ditë për shërimin e sëmundjeve të ndryshme:

Për tretjen: 30 ml vaj ulliri

Për tensionin e lartë të gjakut: 30-40 ml vaj ulliri ektra të virgjër, si pjesë të dietës. Një opsion tjetër është duke përdorur 400 mg të sktrektit të gjethes së ullirit 4 herë në ditë.

Për parandalimin e sëmundjeve të zemrës: 50 ml në ditë.

Për kolesterolin e lartë: 23 ml vaj ulliri çdo ditë (rreth 2 lugë çaji).

/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.