United Hospital

Arsimi në përgjithësi dhe edukimi parashkollorë përqendrim i fuqishëm i qeverisjes Haziri

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komiteti i Arsimit në takimin e fundit të mbajtur ka diskutuar për planin e veprimit për përmirësimin e shërbimeve dhe performancës në edukimin parashkollor të Komunës së Gjilanit, si dhe informatën e drejtorisë Komunale të Arsimit lidhur me kompleksin e shkollave të mesme, investimet, shërbimet dhe organizimin e brendshëm.

Në këtë Komitet të kryesuar nga Arben Mehmeti, janë bërë prezantimi i planit për edukimin parashkollor, që përmes këtij projekti, siç ka thënë ai, i kushtohet kujdes i veçantë institucioneve parashkollore në Komunën e Gjilanit, që për këtë cikël të edukimit kryetari Haziri ka kërkuar angazhim konkret dhe vëmendje të posaçme vazhdimisht.

Ai, poashtu, ka thënë se si trupë profesionale e Kuvendit për fushën e arsimit janë gjithnjë të gatshëm që t’u hapin rrugë programeve, projekteve dhe planeve të tilla që të jenë edhe juridikisht si dokumente udhërrëfyese për Drejtorinë e Arsimit.

“Këto projekte dhe këto plane gjithnjë kanë marrë mbështetjen e fuqishme të KA, sepse interesi i përbashkët i yni është zhvillimi i arsimit e me theks të veçantë i edukimit të hershëm të fëmijëve. Presim që ky plan sikur deri më tani të sjellë edhe më shumë investime në Gjilan, sepse është e nevojshme dhe e domosdoshme për më shumë institucione të arsimit nga ky nivel. Gjithashtu, si Komitet kemi marrë një informatë nga drejtoresha, lidhur me gjendjen në Kompleksin e Shkollave të mesme, ndërsa komiteti rekomandon inspektimin e cilësisë së shërbimeve, ushqimit, çmimeve dhe elementeve të tjera me rëndësi për nxënësit dhe mësimdhënësit brenda Kompleksit të Shkollave të Mesme. Po ashtu, propozojmë që infrastruktura rrugore dhe ndriçimi publik brenda këtij kompleksi dhe jashtë tij, të shihen me prioritet, sikur që edhe shqyrtimin e hapjes së një hyrjeje të veçantë për mësimdhënësit e gjimnazit “Xhavit Ahmeti”, ka pohuar, mes tjerash, kryesuesi Mehmeti.

Mobi Casa

Nga ana e saj u.d. e drejtorit të Arsimit, Shqipe Haziri, ka thënë se ky plan është mëse i nevojshëm dhe i domosdoshëm për ndryshimet në edukimin parafillor, ndërsa sa i përket kompleksit të shkollave atje është gjithçka duke u monitoruar nga njerëz kompetent.

“Ky plan dhe ky angazhim konkret për institucionet parashkollore me iniciativë të kryetarit Haziri dhe në mbështetje të fuqishme të donatorit të përhershëm të Gjilanit, USAID, përmes programit Avancojmë Kosovën së Bashku, ka mundësuar kryerjen e punëve të shumta dhe në shërbim të arsimit dhe edukimit të hershëm të fëmijëve. Tashmë falë këtij plani nëpër disa IP, janë duke u realizuar disa projekte siç është IP “Ardhmëria II” dhe IP në fshatin Shillovë. Gjithashtu, sipas dokumentit është arritur që në Gjilan të ndërtohet një çerdhe e standardeve të larta ndërkombëtare nga USAID dhe Komuna e Gjilanit në lagjen “Dardania I” dhe presim që shumë shpejtë të funksionalizohet dhe të nis punën si institucion”, ka njoftuar drejtoresha Haziri.

Në këtë mbledhje ka marrë pjesë përfaqësuesi i programit USAID AKT, Agim Salihu i cili ka dhënë sqarimet e plota sa i përket këtij dokumenti në të cilin një kontribut të madh ka dhënë ky institucion./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.