Uji Dea

Arsimi gjilanas po kalon nëpër sfida të rënda

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me gjithë përpjekjet e udhëheqjes komunale për krijimin e kushteve sa më të mira dhe donacioneve ndërkombëtare, që nuk kanë qenë të vogla, dhe për të cilat u jem mirënjohës, problemet në arsim, në komunën e Gjilanit janë akoma të mprehta dhe kërkojnë kohë për tu zgjidhur mendon Saranda Bllaca.

Saranda Bllaca nga komisioni për arsim i LDK-së ka thënë se gjendja aktuale e arsimit në komunën tonë, me hiq apo pak ndryshime është e lidhur dhe e kushtëzuar me arsimin ne Kosovë, në përgjithësi me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Sot arsimi në Kosovë, posaçërisht në komunën tonë, po vazhdon të kalojë nëpër sfida të rënda ka thënë ajo.

Me gjithë përpjekjet e udhëheqjes komunale për krijimin e kushteve sa më të mira dhe donacioneve ndërkombëtare, që nuk kanë qenë të vogla, dhe për të cilat u jem mirënjohës, problemet në arsim, në komunën e Gjilanit janë akoma të mprehta dhe kërkojnë kohë për tu zgjidhur mendon Bllaca.

Sipas saj njëra ndër problemet më të theksuara është mungesa e hapësirës shkollore, sidomos në shkollat e mesme, ku mësimi jo vetëm që zhvillohet në tri ndërrime, por edhe me orar të shkurtër, që është jashtë çdo norme të standardeve në arsim.

Mungesa e kabineteve, bibliotekave, sallave të edukatës fizike, pajisjeve me internet, etj, japin të dhëna për të kuptuar se sa larg qëndrojmë nga një arsimim bashkëkohor e cilësor i nxënësve tanë.

Bllaca ka përmendur disa raste siç janë numri i mungesave të nxënësve që është jashtëzakonisht i madh,nuk ndërmerren masa disiplinore ndaj shkelësve të ligjit të arsimit dhe rregulloreve në fuqi,siguria e nxënëseve dhe e mësimdhënësve nuk është në nivel të duhur,centralizimi i tepruar në organet e larta të arsimit;.

Bllaca ka përmendur edhe nevojën e plotësimit të inventarit nëpër shkolla, banka, karriga, tabela, gëlqerosje. Pastaj mungesa e kabineteve të informatikës,numër i stërngarkuar i nxënësve në paralele në gjimnazin „Zenel Hajdini” dhe në shkollën e mjekësisë „Dr.Asllan Elezi”, ku drejtoria e Arsimit në pranimin e nxënësve nuk e zbaton konkursin ashtu siç duhet etj.

Hidromorava

Bllaca e cila edhe është këshilltare komunale tha se ekskursionet e nxënësve janë shndërruar në biznese duke ndryshuar krejtësisht karakterin dhe qëllimin e tyre, të cilat janë jashtë planprogramit mësimor.

Bllaca pastaj është marrë edhe me foton e Rugovës.” Disa drejtorë të shkollave më shumë preokupohen me probleme politike, duke e hekur nga shkolla fotografinë e ish presidentit Dr.Ibrahim Rugova, se sa me zhvillimin e procesit mësimor dhe rezultatet e punës”

Ajo ka dhënë vërejtje dhe tek pastërtia dhe higjiena nëpër shkolla ku mbahet nga kompani private të cilat nuk i paguajnë punëtoret me rregull, andaj edhe puna e tyre është jo në nivel;

Sipas Bllacës, Ministria e Arsimit edhe këtë vit, si përherë, organizoi dobët testin e maturës si në aspektin teknik, ashtu edhe atë përmbajtësor, ku testet nuk kanë qenë në përputhshmëri me plan programin mësimor.

Bllaca tha se Komisioni i Arsimit i LDK-së shpreson se vërejtjet e tyre kanë për qëllim përmirësimin e më tejmë të punës në institucionet tona arsimore si dhe propozon drejtorisë së Arsimit t’i realizoj me përpikëri prioritetet dhe objektivat konkrete të planit vjetor të Drejtorisë për vitin shkollor 2012/2013 dhe ato që parasheh për vitin 2012/2013.

Bllaca ka dhënë edhe pika rekomanduese si Organizimi i ekskursioneve për maturantë të ndryshojë, jo vetëm për kohën kur mbahet, por edhe karakterin dhe pjesëmarrjen e nxënësve, mënyrën e financimi dhe stimulimit,mbyllja e kafiterive për rreth shkollave,pajisja e nxënësve me tekste mësimore sipas planit mësimor për shkollat dhe drejtimet profesionale./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.