Arsim Emini është zgjedhur drejtor në spitalin e Gjilanit, por akuzat ndaj tij nuk ndalen

Gjilan – Spitali i Përgjithshëm në Gjilan është bërë me drejtor ku në këtë pozitë është zgjedhur doktor Arsim Emini. Edhe pas zgjedhje së tij akuzat ndaj tij nuk ndalen. Blerim Sylejmani ka kërkuar ndërhyrjen e Albin Kurtit për të penguar degradimin e spitalit të Gjilanit.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka shpallur rezultatet përfundimtare për drejtorë të katër Spitaleve të Përgjithshme të Kosovës.
Arsim Emini është zgjedhur drejtor në këtë institucion shëndetësor, ndërsa akuzat kundër tij kanë vazhduar edhe pas zgjedhjes së tij.
Blerim Syjlejnai i cili në adresë të medieve ka dërguar disa herë një reagim që lidhet me Arsim Eminin ka kërkuar ndërhyrjen e Albin Kurtit për të stopuar degradimin e mëtutjeshëm të spitalit të Gjilanit.
“Qeveria Kurti II po vazhdon me degradimin e Spitalit me zgjedhjen e këtij personi i cili është person i pa moralshmen deri në fyt, tash do t`i vazhdon mandati dashnores së tij. Qeveria Kurti II eja të lutem mos e lejoni degradimin me dijeninë tuaj besoj se Albin Kurti do të pengon këtë zgjedhje të këtij doktori. Të lutem ministër Rifat dhe kryeministër Kurti dhe zv.kryeministër Bislimi dhe Valbon Krasniqi, ju lutem mos gaboni kësaj radhe” ka shkruar ky lexues./rajonipress/