Arsenal ofron shumë marramendëse për Xhakën

Arsenali dhe Liverpooli janë duke ‘luftuar’ kokë më kokë për t’i siguruar shërbimet e Granit Xhakës.
Mesfushori shqiptar i Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka, duket se po luan sezonin e tij të fundit në Bundesligë.
Shumë skuadra Evropiane kanë shprehur interesim për shqiptarin, më serioze duken Arsenal e Liverpool.
Një ditë pas lajmeve se Liverpooli ka ofruar 37 milionë funte për Xhakën, DailyStar shkruan se tani edhe Arsenali ka ofruar shifër të ngjashme për reprezentuesin zviceran.
Përveç Xhakës, Arsene Wenger e dëshiron në skuadër edhe futbollistin e PSG-së, Adrien Rabiot, që do tu kushtonte atyre rreth 15 milionë funte. /Express/