GRANDEMALL

Ars Clubi “Beqir Musliu” shpall veprat më të mira të vitit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Jurie letrare për përzgjedhjen e veprave më të mira të botuara gjatë vitit 2022 nga anëtarët e Ars Clubit “Beqir Musliu”, në përbërje: Nexhat Rexha, Sadete Tërnava – Osmani e Sherafedin Kadriu, pas leximit të veprave letrare të botuara gjatë këtij viti nga anëtarët e këtij asociacioni alternative shkrimtarësh me seli në Gjilan, si dhe konsultimeve e shqyrtimeve gjatë takimeve tona të punës, vendosi t’i shpall këto vepra, si më të mirat për vitin 2022:

në fushën e poezisë,
vepër më të mirë shpall përmbledhjen poetike, TROKITJE TË PRUSHTA, të shkrimtares Albina Idrizi, e cila përveç se dëshmon pjekurinë krijuese të kësaj autoreje, shënon ngritje të mëtejme në planin artistik si dhe një kërkim më të thelluar në botën e artit letrar përmes prurjeve të reja poetike.

në fushën e prozës,
vepër më të mirë shpall përmbledhjen me tregime, NJË EMËR NGA LETËRNJOFTIMI, të shkrimtarit Muhamet Halili, i cili, një kohë të përafërt me trauma, luftë e flijime , e vështron dhe shtjellon nga rrafshi letrar,me një mjeshtri artistike duke i dhënë rrëfimit jo vetëm dramacitet po edhe një figurshmëri poetike që e përafron edhe më shumë me lexuesin.

Fundamenti

në fushën e kritikës letrare,
veprën me studime e kritika letrare, me titull SHOSHITJE LETRARE të shkrimtarit Shefqet Dibrani, e cila veçohet si për mënyrën e zgjedhjes, shtjellimit të materies letrare , gjithashtu edhe për përkushtimin vlerësues e profesional.

Juria shpreh konsideratë edhe ndaj gjithë veprave tjera të anëtarëve të këtij asociacioni, po dhe përgëzon poetët e rinjë, Hevzi Mustafa, Alisa Bekteshi e Eljesa Halimi, që gjatë këtij viti botuan veprat e tyre të para.
Juria letrare:
Sadete Tërnava – Osmani/ Nexhat Rexha/ Sherafedin Kadriu

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.