UBT

Arroganca e Koalicionit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Fatmir Limaj e ka quajtur Koalicionin Qeverisës PDK-LDK arrogant, ndërsa ka pohuar se sjelljet e tyre tregojnë papërgjegjësi për gjendjen në vend, josinqeritet dhe hipokrizi.

Kështu, Lideri i Nismës për Kosovën, në një deklarim në llogarinë e tij në Facebook, ka komentuar vendimin e Kryesisë së Kuvendit që seancën për Interpelancë me Kryeministrin lidhur me Jablanovic e ka shtyrë një ditë pas protestës.

“Koalicioni qeverisës po vazhdon të udhëhiqet me logjikën e arrogancës së numrave”.

Uji Dea

“Besoj të gjithëve ju kujtohet se këto ditë drejtuesit e koalicionit qeverisës ftonin që për rastin Jablanovic dhe për çështje tjera të zhvillohet dialog në Kuvend dhe jo përmes protestave”.

“Se ata nuk janë të sinqertë dhe po bëjnë hipokrizi, tregon më së miri mbledhja e sotme e Kryesisë së Kuvendit, e cila në vend që seancen për interpelancë me Kryeministrin për çështjen Jablanovic të thirrur nga opozita ta mbajë nesër, pra një ditë para protestës që do t’i jepte mundësi të gjithëve të debatojmë për këtë çështje, Kryesia e Kuvendit sot vendosi që seanca për interpelancë për Ministrin Jablanovic të mbahet në ditën e enjte, një ditë pas protestës”.

“Kjo sjellje arrogante e koalicionit qeverisës edhe një herë tregon papërgjegjësi për gjendjen në vend, josinqeritet dhe hipokrizi”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.