UBT

Arrihet marrëveshja totale, Ermal Krasniqi do të vazhdoj karrierën në Çeki – zyrtarizimi brenda javës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ermal Krasniqi do të largohet nga Rapidi i Bukureshtit vetëm pas gjashtë muajve qëndrim në këtë klub.

Sulmuesi anësorë iu bashkua Rapidit në afatin kalimtar të janarit nga CFR Cluj për 1 milionë euro, por pas paraqitjeve të mira do ta bëj një hap para në karrierë.

Telegrafi kishte njoftuar disa ditë më parë se Kransiqi do ta vazhdoj karrierën te kampioni në fuqi i Republikës Çeke, Sparta e Pragës.

Gjatë ditës së sotme mediumet në Rumani kanë raportuar se marrëveshja mes klubeve është arritur përfundimisht.

RCCOLA

Transferimi i Krasniqit te Sparta e Pragës do të kushtoj 2 milionë euro, derisa Rapidi mund të përfitojë edhe 300 mijë euro të tjera në formë bonusesh varësisht nga paraqitjet e yllit kosovar.

Gjithashtu Rapidi do të mbajë një përqindje nga rishitja e ardhshme e Ermal Krasniqit.

25-vjeçari ka zhvilluar 17 ndeshje me Rapidin, ku ka shënuar edhe gjashtë gola dhe ka asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/