RCCOLA

Arrihet marrëveshja për imamin e ri në lagjen Dardania

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës pas konsultimeve që ka pasur të dielën në Gjilan me dy rivalët Mustafë Bajrami dhe Zijadin Leka dhe në prani edhe të Qemajl Mustafës ka vendor që imam të ri ta emërojë Hafëz Shaban Muratin.

Pas shumë mosmarrëveshjeve, përplasjeve,grindjeve publike, është arritur marrëveshja për pozitën e imamit në xhamin e re në lagjen “Dardania”. N

ë një takim të gjatë e maratonik këtë të diel ku merrnin pjesë Naim Tërnava,Qemajl Mustafa, Komandanti i Stacionit Policor të Gjilanit, Ridvan Xhemajli, zëvendës myftiu i Kosovës Dr. Farush Rexhepi, Dr. Mustafa Bajrami dhe Zijadin Leka është arritur një kompromis që asnjëri nga dy rivalët mos të ushtrojë detyrën e imamit.

Sipas kësaj marrëveshje, imami zyrtar, Dr. Mustafa Bajrami, për nder të qetësimit të situatës, por edhe për nder të një koncenzusi mes palëve, më nuk do ta ushtroj këtë detyrë.

Në takim, me pëlqimin edhe të Zijadin Lekës, çështja ka mbetur të vendoset nga Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës, respektivisht nga Ekselenca e tij, Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava.

Fidanishtja

Dr. Mustafa Bajrami tha se me gjithë vendimet e gjertanishme të Myftiut të Kosovës, me gjithë respektimin e rregulloreve të punës dhe të konkursit, me gjithë të drejtën legjitime për të qenë imam, këtë çështje kisha lutur Myftiun dhe Kryetarin e Komunës që të vendosin për rrjedhat e mëtutjeshme.

Ai tha se myftiu, përveç që është udhëheqës juridik dhe administrativ i myslimanëve të Kosovës, ai është udhëheqës edhe shpirtëror i myslimanëve, andaj unë nuk mund dhe nuk kam të drejtën që të them diçka që do të binte ndesh me qëndrimet e tij.

Qemajl Mustafa i pranishëm në këtë takim ka përshëndetur marrëveshjen ku edhe është falënderuar për kontributin e dhënë, jo vetëm në këtë çështje, por në të gjitha segmentet tjera të jetës.

Zijadin Leka konfirmoi qëndrimin e dalë nga ky takim dhe tha se do t`i përmbahet në përpikëri kësaj marrëveshje.

Ndërkaq sot(e hënë) Kryesia e Bashkësisë Islame vendosi që imam i xhamisë në lagjen Dardania të jetë, Hafëz Shaban Murati./rajonipress/