RCCOLA

Arrestohet vozitësi nën ndikimin e alkoolit – rrezikojë zyrtarët policor

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në rrugën “Esat Berisha”, në Gjilan të dielën është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti gjatë vozitjes ishte nën ndikim të alkoolit dhe kishte rrezikuar zyrtarët policor derisa ata ishin duke kryer detyrat zyrtare njoftoj Policia e Kosovës.

Sipas policisë i dyshuari me urdhër te Prokurorit është dërguar në mbajtje.

Mobi Casa

Gjithashtu në fshatin Vërbovc, (Kllokot) është arrestuar personi i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës .

Policia njoftoj se njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin shqiptar dhe i njëjti është dërguar në Stacionin Policore Viti, për procedura të mëtutjeshme./rajonipress/