RCCOLA

Arrestohet vozitësi i veturës që aksidentoj për vdekje motoçiklistin

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në fshatin Zhegër, të Gjilanit është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, ka goditur motoçikletën të cilën ishte duke drejtuar viktima mashkull shqiptar. Si pasojë e aksidentit, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime ka pësuar pasagjeri në motoçikletë dhe i dyshuari, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Uji Dea

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/