Mobi Casa

Arrestohet vitiasi për vjedhje të rëndë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Ankuesi Shqiptar shtetas i Kosovës, përgjegjës i agjencionit të pylltarisë në Viti, raporton se të dyshuarit po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës, i është konfiskuar kombi i ngarkuar me dru, i cili ishte duke i transportuar pa leje përkatëse.

Mjeti me ngarkesë ishte dërguar në oborrin e Pylltarisë, kurse gjatë natës i dyshuari ka thyer derën e pylltarisë dhe pa leje ka arritur ta e marr kombin me dru.

Mobi Casa

Policia e Kosovës e ka lokalizuar, dhe arrestuar të dyshuarin i cili më pastaj është intervistuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë. Rasti Procedohet në Gjykatë njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/