Uji Dea

Arrestohet shqiptarja e quajtur “zonja e bardhë e kokainës”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Arrestohet “zonja e bardhë e kokainës” në Itali. Policia e shtetit fqinj ka vënë në pranga 43-vjeçaren shqiptare Ana Roko, e cila është arrestuar ditën e shtunë duke i dhënë fund kërkimit të saj prej afro tre vitesh. Roko ishte arrestuar në verën e vitit 2010, por ajo u lirua më pas nga dhomat e paraburgimit.

Pak kohë më vonë, gjykata italiane lëshoi një urdhër të dytë arresti, sipas të cilit, 43-vjeçarja duhej të qëndronte në qeli edhe tre vjet e 9 muaj.

Por, pas këtij urdhër arresti, Roko u shpall në kërkim, derisa u arrestua pak ditë më parë nga forcat e policisë italiane, në sajë të operacionit të koduar “Gullit”.

FITORJA

“Dama e bardhë e kokainës”, duke e ditur se ishte në kërkim, herë pas here ndërronte banimin e saj, duke mos qëndruar shumë kohë në të njëjtën banesë.

Roko njihej si e përfshirë në një rrjet ndërkombëtar të shpërndarjes së lëndëve narkotike, konkretisht kokainës. Verën e vitit 2010, 43-vjeçarja u arrestua së bashku me 8 persona të tjerë për akuzën e trafikut ndërkombëtar, ndërkohë që gjatë zbatimit të urdhrit, u sekuestrua edhe pasuria e trafikantëve, që kapte vlerën e 2 milionë eurove.

Ana Roko, në momentin e arrestimit ka tentuar ta hedhë kokainën nga dritarja. Rrjeti i trafikimit, ku ishte e përfshirë Roko, e blinte kokainën në Belgjikë, për ta trafikuar më pas në Spanjë, Shqipëri dhe Itali. 43-vjeçarja tashmë duhet të paguajë edhe shumën prej 26 mijë eurosh, përveç viteve të burgut që duhet të kryejë./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.