UBT

Arrestohet shqiptari që kontrabandonte mall për në Serbi

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan -Mbrëmë rreth orës 10 në Kamenicë është arrestuar një qytetarë shqiptarë i cili dyshohet se kontrabandonte mall për në Serbi tha Ismet Hashani.

Sipas policisë gjatë një kontrolle është ndaluar një kamion me targa serbe, ku është zbuluar se transportonte 6.600 kg kafe të papjekur në vlerë të 22 mijë eurove.

UBT

Pas kontrollit, drejtuesi ka prezantuar një fature në të cilin nuk është cekur emri i vozitësit dhe emri i kamionit që dyshohet se malli ka qenë i destinuar për në Republikën e Serbisë.

Hashani tha se me urdhër të Prokurorit kamioni me mallin e dyshuar është konfiskuar,ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e ndalimit./rajonipress/