RCCOLA

Arrestohet shqiptari në Itali, dënohet me 4 vjet burgim

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

I dënuar në Itali për “Shfrytëzim prostitucioni”, arrestohet 56-vjeçari në Elbasan të Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.

Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, përcjell albinfo.ch.

Kapet dhe vihet në pranga një 56-vjeçar i dënuar nga autoritetet në Itali, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

UBT

Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe vunë në pranga shtetasin.

Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë njohur vendimin e autoriteteve gjyqësore italiane për dënimin e këtij shtetasi me 4 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Nga ky dënim, 56-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer në vend 2 vjet burgim.