Arrestohet Selver Xhelili

Gjilan – Selver Xhelili drejtor i inspeksionit komunalë është arrestuar nga policia nën dyshimin se ka kryer sulm ndaj personit zyrtar. Rastin e ka konfirmuar për rajonipress Agron Uka dhe Ismet Hashani.
Policia e Gjilanit ka arrestuar të mërkurën Selver Xhelilin drejtor i inspeksionit komunal nën dyshimin se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”, raporton rajonipress.
Rastin për rajonipress e ka konfirmuar zëvendëskryeoprokurori Agron Uka dhe Ismet Hashani zëdhënës i policisë.”Po është e vërtetë se është arrestuar Selver Xhelili dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve” tha Agron Uka.
Kurse Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se dyshohet se Selver Xhelili pas një mosmarrëveshje me njërin nga inspektorët e tregut (Raif Ajeti) dyshohet ta ketë sulmuar fizikisht. “Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi kurse me vendim të prokurorit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve” tha Hashani.
Ende nuk dihen detajet e mosmarrëveshjes dhe sulmit fizik, por ajo që dihet Selver Xhelili kohëve të fundit ka ndërmarrë disa aksione shumë të guximshme kundër krimit dhe grupeve të ndryshme që lidhen me kazinot dhe lojërat e fatit./rajonipress/