Fundamenti

Arrestohet se kërkonte nën kërcënim 5000 mijë euro

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan -Policia përmes rrugëve operative ka pranuar informata të besueshme se i dyshuari M.B. ka kërcënuar viktimën shqiptar shtetas i Kosovës B. L. 1974 duke ia kërkuar 5.000( pesë mijë) euro tha Ismet Hashani.

Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin M.B. i cili për një kohë të gjatë kishte kërcënuar viktimën B.L. i lindur 1974. Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se në vazhdën e hetimeve nga NJHR-Gjilan, kemi grumbulluar dëshmi të mjaftueshme se i dyshuari nga data 26.07.2012 vazhdimisht e kishte kanosur viktimën.

Eco Higjiena

Me datën 02.08.2012 rreth orës 19:30 në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, gjegjësisht në fshatin Llabjan është arrestuar i dyshuari.

Me urdhër të PPQ-Gjilan, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.Rasti është duke u hetuar nga njësitet e hetimeve rajonale këtu në Gjilan tha Hasahni./rajonipress/