RCCOLA

Arrestohet qifti shqiptarë nga Kumanova me para të falsifikuara

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Të dyshuarit janë identifikuar në po të njëjtin lokal në të cilin kishin qenë edhe më herët me ç’rast njësiti i hetimeve të stacionit ka reaguar menjëherë duke arrestuar të dyshuarit të cilët janë shoqëruar në Stacionin policor në Gjilan ka thënë Ismet Hashani.

Njësiti i Krimeve Ekonomik dhe Antikorrupsion në Gjilan më datën 05.10.2012 pas një pune mirë të organizuar operative kanë arritur të arrestojmë dy persona të dyshuar (bashkëshortët Rr. M (1966), dhe Sh. M. (1966) shqiptar nga Kumanova, Republika e Maqedonisë), pasi që të njëjtit pesë muaj më herët në një lokal këtu në Gjilan kishin blerë gjëra të ndryshme, ku pagesën e kishin bërë me para në vlere prej 100 € të cilat më pastaj janë parë se janë të falsifikuara ka njoftuar Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.

Hashani tha se të dyshuarit janë identifikuar në po të njëjtin lokal në të cilin kishin qenë edhe më herët me ç’rast njësiti i hetimeve të stacionit ka reaguar menjëherë duke arrestuar të dyshuarit të cilët janë shoqëruar ne Stacionin Policor –Gjilan.

Uji Dea

Pas kontrollimit detal të dyshuarve, tek të njëjtit kemi gjetur edhe një kartëmonedhë tjetër prej 100 (njëqind) € me nr serik P32855062681 e dyshuar se mundë të jetë e falsifikuar. Monedha e gjetur në pronësi të tyre është konfiskuar nga policia.

Lidhur me rastin është njoftuar PPQ Gjilan, dhe me vendim të prokurorit kompetent të dyshuarit janë ndaluar në qendrën e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar tha Hashani./rajonipress/