Hidromorava

Arrestohet personi i dyshuar për rastin “Vrasje në tentativë” në lokalin “Adriatika”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Pas një pune mirë të organizuar operative nga ana e Policisë së Kosovës njësitet hetuese rreth orës 22:00, është arritur të arrestohet i dyshuari A. M. (1975), si i dyshuar kryesor në rastin “Vrasje në tentativë”, që ka ndodhur dje në rrugën Magjistrale Gjilan – Kamenicë te vendi i quajtur “Bunari i Përlepnicës“ në Lokalin ”Adriatika”, i dyshuari kishte arritur që t`i shmangej arrestimit, dhe ndodhej në arrati.

I njëjti dyshohet të jetë i dyshuari kryesor i rastit, ku pas një zënke në mes tij dhe tre personave tjerë po ashtu të dyshuar, kishin mbetur të plagosur tre persona si pasoj e gjuajtjes me armë të zjarrit.

Mobi Casa

I dyshuari është intervistuar ne prezencë të mbrojtësit të tij. Pas përfundimit të intervistës i dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë. Hetimet lidhur me këtë ngjarje janë proces njoftoj Ismet Hashani
/rajonipress/