Arrestohet për marrje ryshfeti një zyrtar i ATK-së në Gjilan

Gjilan – Policia ka arrestuar zyrtarin e ATK-së në Gjilan I. Kqiku për veprën penale “marrje ryshfeti”. Rastin për rajonipress e ka konfirmuar prokurori i rastit Arben Kadriu.
Të martën vonë padite është arrestuar një zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës në Gjilan I. Kqiku. Rastin e ka konfirmuar Arben Kadriu prokuror i rastit, raporton rajonipress.
Kadriu tha për rajonipress se zyrtari i ATK-së I.K. dyshohet për veprën penale “marrje ryshfeti”. Ky zyrtar ka kërkuar nga një afarist 2000 euro për t`i kryer punën në ATK , për t`ia mbyll kontrollën në një firmë .
Zyrtari i ATK-së e ka mohuar veprën dhe nuk ka pranuar avokat ndërsa i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh tha Kadriu./rajonipress/