Fundamenti

Arrestohet për keqpërdorim seksual dhe posedim armësh

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Përmes telefonit policia në Kamenicë ka pranuar një informatë se afër tregut të Gjelbër në shitoren pronë e të dyshimtit shqiptar shtetas i Kosovës, gjendet një vajzë e mitur, të cilës i dyshuari besohet se ia kishte mbyllur derën nga brenda dhe se të dytë gjenden në po të njëjtin lokal.

Sipas Ismet Hashanit zëdhënës i policisë në Gjilan patrulla e policisë me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes në atë lokacion dhe ka gjetur se informata qëndron si e vërtetë, dhe se të dyshimtin e lartcekur e kanë arrestuar dhe e kanë sjellë në stacion. Me viktimën e rastit janë marrë punëtorja QPS-se dhe mbrojtësi i viktimave.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda , i cili urdhëron që rasti të cilësohet si ,,Keqpërdorim seksual i personit nën moshën 16-vjeçare”, dhe t`i dedikohet Njësiteve të hetimeve Rajonale.

Po me vendim të prokurorit është kontrolluar shitorja e të dyshuarit, që lidhet me rastin e lartë cekur ,, Keqpërdorim seksual” ku në tavolinën e punës janë gjetur 15 copë plumba (fishekë) te cal. 6mm.

Uji Dea

Me pas i dyshuari pranon se ka revolen në veturën e tij, e tipit “Zastava” me karikator dhe 7 plumba (fishekë cal. 6 mm) në karikator.

Revolja është konfiskuar dhe është iniciuar rasti “Mbajtja ne pronësi , kontroll , posedim te pa autorizuar te armës”.

Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndalur në qendrën e ndalimit në Gjilan. Rasti është duke u hetuar tha Hashani./rajonipress/