Eko Higjiena

Arrestohet për armëmbajtje pa leje kreu i KBI-së të Kaçanikut

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kaçanik – Florim Neziraj, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kaçanikut, është arrestuar nga policia të premten si i dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Burime brenda Stacionit policor të Kaçanikut i kanë thënë “Kohës Ditore” se në veturën e të ndaluarit është gjetur një pistoletë dhe një neutralizues elektroshok.

Vetura e Nezirajt ishte kontrolluar në njërën nga rrugët e qytetit. Pohimet e këtyre burimeve i ka konfirmuar Agim Gashi, zëdhënës i Policisë Rajonale të Ferizajt. “Në veturën private të kryetarit të KBI-së të Kaçanikut, Florim Neziraj, është gjetur një armë manovruese, e ndaluar të bartet nga persona të paautorizuar, dhe një elektroshok”, ka thënë Gashi.

Eco Higjiena

“Arma dhe elektroshoku janë gjetur në veturën e Nezirajt, në të cilën ndodheshin tre veta. Pa u kryer hetimet nuk mund të themi se cilit nga këta persona u përkasin ato armë”, ka sqaruar togeri Gashi.

Florim Neziraj është emëruar kryetar i KBI-së sivjet, në janar, ndërsa ardhja e tij në krye të komunitetit mysliman të Kaçanikut është kontestuar nga pararendësi i tij, Musli Vërbani dhe mbështetësit e tij. Emërimi i Nezirajt është kundërshtuar edhe me protesta gjatë të cilave ka pasur edhe të arrestuar për dëmtim të pronës dhe prishje të rendit e të qetësisë publike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.