Arrestohet pedagogu për korrupsion
Një gazetar dhe pedagog është arrestuar nën akuzën e mitmarrjes në qytetin e Elbasanit. Ky është arrestimi i radhës që bëhet në universitetin “Aleksandër Xhuvani”, një universitet i njohur gjerësisht në vite, si i zhytur thellë në korrupsion.
Isidor Koti, është pedagogu i gazetarisë që është arrestuar sot në Elbasan, bëjnë të ditur burime zyrtare policore nga drejtoria rajonale e Elbasanit.
Sipas policisë, gazetari Isidor Koti dyshohet se në detyrën e pedagogut në Fakultetin e Gazetarisë, ka marrë shuma parash në formë ryshfeti në këmbim të dhënies së provimeve.
Arrestimi i 30 vjeçarit Isidor Koti erdhi në kuadrin e operacionit të koduar “Integriteti”, kryer nga Strukturat Krimit Financiar, i thanë zyrtarisht agjencisë noa.al, burimet në Drejtorinë e Policisë Elbasan.
“Operacioni policor i koduar “Integriteti” erdhi si rezultat i një pune hetimore ku është finalizuar me sukses dhe është arrestuar në flagrancë Isador Koti, i datëlindjes 1982, lindur ne Gjirokastër dhe banues ne Tirane, pedagog i gazetarisë, ne Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan.
Policia tha se “arrestimi i tij u krye ne afërsi te Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, ne momentin e marrjes së parave nga studente te ndryshëm te lendes se Gazetarisë”.
“Theksojme se pedagogu linte edhe takime jashtë orarit mësimor me studente te Universitetit A.Xhuvani”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ajo detajoi se në cilësine e provës materiale iu sekuestruan, sasia e parave prej – 34.000 (tridhjetë e katërmijë) leke te reja; 50.000 (pesëdhjëtmijë) leke te reja; 300 (treqind) euro.
Policia tha se ky shtetas akuzohet per veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojne funksione publike”, parashikuar nga neni 259 I Kodit Penal dhe se materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime te mëtejshme. kurse shtoi se “ky operacion vazhdon ende”. /Telegrafi/