Mobi Casa

Arrestohet një zyrtar policor, keqpërdori pozitën zyrtare

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Një zyrtar policor në Kamenicë është arrestuar me dyshimin se ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Zyrtari policor tashmë i suspenduar ka qenë duke punuar në policinë kufitare në pikë kalimin kufitar të Dheut të bardhë dhe është arrestuar nga Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizimin e prokurorit përkatës.

Eco Higjiena

Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

Për hetimin e këtij rasti Inspektorati Policor i Kosovës ka bashkëpunuar me hetuesit e Policisë së Kosovës, e cila lidhur me të njëjtin rast ka arrestuar edhe pesë të dyshuar për shmangie nga tatimi të cilët janë liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/