UBT

Arrestohet një shqiptare nga Serbia

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Në pikën kufitare “Dheu i bardhë” në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit është arrestuar e dyshuara femër shqiptare, shtetase e Serbisë dhe e njëjta i është dorëzuar Stacionit policor Gjilan njoftoj Policia e Kosovës.

Mobi Casa

Policia nuk ka dhënë detaje për veprën penale me të cilën akuzohet kjo e arrestuar, por vetëm ka shtuar se pas verifikimit në pikën kufitare ka rezultuar se kjo shqiptare nga Serbia është në listën e të kërkuarve nga Gjykata e Gjilanit dhe ajo menjëherë i është dorëzuar autoriteteve policore të Gjilanit./rajonipress/