UBT

Arrestohet një serb nga Domarovci i Ranillugut

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Një serb nga fshati Domarovc i Ranillugut është arrestuar të martën në bazë të urdhëresës së lëshuar nga policia dhe gjykata. Sipas policisë së Kosovës i dyshuari mashkull serb është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.

Kurse policia e Gjilanit ka njoftuar për dy raste të ndara. Sipas Ismet Hashanit zëdhënës i policisë në Gjilan në rrugën “Murat Kryeziu” në Gjilan ka ndodhur një grabitje. Viktima S. S e lindur 1995 punëtore në barnatoren “Medikamenti-Vlora”, ka deklaruar se dy persona të panjohur të cilët kanë qenë të maskuar, dhe me armë në dorë, iu kanë drejtuar viktimës duke i kërkuar para e më pas e kanë goditur viktimën në kokë me grushte dhe njëri nga të dyshuarit i ka mbajtur armën në kokë, ndërsa tjetri i ka marrë parat që kishin qenë në arkë rreth 470 euro . Po ashtu nga viktima kanë marrë edhe telefonin mobil të markës Nokia.

Sipas viktimës personat kanë qenë të gjatësisë rreth 1.70 cm dhe kanë pasur të veshur farmerka dhe duksa të zi si dhe maska në kokë. Të dyshuarit janë larguar nga lokali në drejtim të panjohur. Rastit i është përgjigjur njësia reaguese si dhe në vendin e ngjarjes ka dal njësiti i NJHR-së . Për rastin është njoftuar edhe prokuroria . Rasti procedohet në NJHR për hetime të mëtejme.

Mobi Casa

Një grabitje tjetër sipas policisë së Gjilanit ka ndodhur në rrugën ”Adem Jashari”.
Nga operativa rajonale në Gjilan policia është informuar në lidhje me ngjarjen të cilës iu është përgjigjur ekipi i kujdestarisë i NJHR-së i cili fillimisht ka njoftuar Prokurorin në Gjilan , nga i cili është autorizuar që të zhvilloj hetimet në lidhje me këtë ngjarje.

Në vendngjarje kemi takuar oficerët patrullues si dhe viktimën E .R i lindur 1966 nga i cili jemi njoftuar se deri sa viktima kishte qenë duke punuar në bastoren Sportive” Toto Sport”, dy persona të maskuar dhe me armë(revole) në duar kanë hyrë në lokalin në fjalë dhe nën kërcënimin e armëve dhe duke e goditur me dorë në kokë, kanë kërkuar paratë, me ç` rast ankuesi nga frika ua ka dhënë në hollat në vlerë rreth 600 €.

Të dyshuarit pasi që kanë grabitur paratë janë larguar në drejtim të pa njohur. Nga ekipi i Krim Teknikës është procesuar vendi i ngjarjes. . Hetimet në lidhje me këtë ngjarje po vazhdojnë thuhet në njoftimin e policisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.