Eko Higjiena

Arrestohet një komisionier në Tërpezë të Vitisë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Policia ka arrestuar një komisioner në Tërpezë të Vitisë për keqpërdorim të votës tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë në Gjilan. Sipas burimeve tona i arrestuari është Agim Bajrami.

Një komisioner në Tërpezë të Vitisë është arrestuar për keqpërdorim të votës.

Mobi Casa

Ismet Hashani zëdhënës i policisë ka konfirmuar për rajonipress se është arrestuar një komisioner dhe se ai është ndaluar në polici, ku edhe pritet të vendos prokurori kujdestar.

Kurse sipas burimeve tona i arrestuari është Agim Bajrami komisioner i PDK-së për të cilin dyshohet se e ka marrë votuesin e LDK-së dhe ia ka keqpërdorur votën. /rajonipress/