Arrestohet një i mitur në Gjilan, dyshohet se tentoi të vidhte në një lokal për shitjen e armëve
Gjilan – Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur në Gjilan, i cili dyshohet se ka tentuar të kryejë një vjedhje në një lokal për shitjen e armëve.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 30 korrik 2026, rreth orës 00:07. I dyshuari, mashkull kosovar i mitur, është kapur në flagrancë duke tentuar të kryejë vjedhjen.
Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë në tentativë”.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim./rajonipress/


