Arrestohet në Gjilan me marihuanë, pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt
Gjilan – Një person është shoqëruar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, pasi gjatë një kontrolli rutinë iu gjet një sasi e dyshuar marihuane.
Sipas raportit policor, te i dyshuari, mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar 1.56 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me procedurat ligjore për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”./rajonipress/

