UBT

Arrestohet mjeku popullor

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Një mjek popullor ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të mashtrimit duke i marrë një femre rreth 1 kilogram ari, kinse do ta shëroi atë me magji të zezë.

I dyshuari është Abedin Ratkoceri, 56-vjeç nga Babushi i Lipjanit dhe i njëjti para një jave ishte takuar me një femër në Malishevë të cilës i kishte premtuar se do ta shëroi me magji të zezë, mirëpo në këmbim të kësaj ai i ka kërkuar viktimës rreth një kilogram ari.

Mobi Casa

Viktima ka deklaruar në polici se ari i saj është shitur në dy lokacione të ndara në Prishtinë, mirëpo me rastin është duke u marrë njësiti i hetimeve në nivel rajonal.

Rastin e arrestimit të Ratkocerit e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren, toger Hazir Berisha, ku sipas tij, i dyshuari tani ndodhet në qendrën e ndalimit dhe njësitet përkatëse policore po vazhdojnë të merren me hetimin e rastit. /Indeksonline/