Arrestohet ish shefi i MUP-it në veri, Dragan Delibasic

Pjesëtarë të EULEX-it kanë arrestuar sonte bë veri të Mitrovicë, ish shefin e MUP-it të Serbisë, Dragan Delibasic,i dyshuar për vrasjen e 10 shqiptarëve në vitin 2000 veri të Mitrovicës.
Sipas burimeve të Kosovapress, numër i madh i policëve dhe automjeteve të EULEX-it kanë rrethuar banesën ku jeton Delibasic në veri të Mitrovicës, duke arrestuar atë, ndërkohë që mësohet se i arrestuari nuk ka rezistuar.
Ndryshe, Dragan Delibasic, përveç tjerash, dyshohet për vrasjen e 10 shqiptarëve natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës. /Telegrafi/